Sa kohë i duhet Iranit për të prodhuar bombën bërthamore?

Irani po bëhet gati për të përcjellë gjeneralin e vrarë nga amerikanët, ndërsa tensionet mes dy vendeve mbeten të larta.

Reagimi i parë i Iranit ishte tërheqja nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

Kjo marrëveshje u nënshkrua në vitin 2015, por u braktis nga vetë presidenti amerikan, Donald Trump në vitin 2018.

Ajo parashikon që Irani të kufizojë aktivitetet e ndjeshme bërthamore dhe i lejon inspektorët ndërkombëtarë që të rinisin monitorimin. Në këmbim, Irani merrte heqjen e sanksioneve të rënda ekonomike.

Por sa kohë i duhet Iranit për të prodhuar bombën bërthamore?

Vendi këmbëngul prej kohësh se programi bërthamor është për qëllime tërësisht paqësore, por ka dyshime se ai po e përdor për të prodhuar bombën atomike.

Përpara korrikut të vitit 2015, kur u nënshkrua edhe marrëveshja, Irani kishte një rezervë të madhe uraniumi të pasuruar dhe pothuajse 20 mijë centrifuga, të mjaftueshme për të krijuar nga tetë deri në dhjetë bomba në atë kohë, shkruan BBC.

Ekspertët amerikanë vlerësuan atëherë se nëse Irani do të nxitonte për të prodhuar bombën, do të duheshin dy deri në tre muaj derisa të kishte mjaftueshëm uranium të pasuruar 90 përqind për armën bërthamore- e ashtuquajtura ‘koha e thyerjes’.

Aktualisht, ‘koha e thyerjes’ për Iranin- nëse do të tentojë të prodhojë një bombë bërthamore, vlerësohet të jetë rreth një vit, por kjo mund të reduktohet deri në gjysmë viti, nëse nivelet e pasurimit rriten me 20 përqind.