Torino nuk fitonte në Romë që kur trajner ishte De Biasi

Torino ia ka dalë të fitojë në ndeshjen e mbrëmshme në transfertë përballë Romës me rezultatin 0-2.

Një triumf i madh në “Olimpico” që i mungonte Torinos prej 13 viteve, atëherë kur në drejtimin e tyre ishte ish-trajneri i Kombëtares sonë, Giani De Biasi.

Verdhekuqtë i bëjnë kështu një hapje të keqe vitit 2020, megjithatë skuadrës së Fonsekës iu desh të dorëzohej para miqve që ishin më të motivuar në fushë.

Ai që vendosi ndeshjen ishte sulmuesi Andrea Beloti me dopjetën e tij.