VIDEO/ Biznesmeni japonez paguan 1,8 milionë dollar për peshkun 608 kg

Një biznesmen i famshëm japonez i Sushit, me nofkën 'Tuna King', ka paguar 1.8 milionë dollarë për një ton gjigant në një ankand të Vitit të Ri në tregun kryesor të peshkut në Tokio.

Kiyoshi Kimura, i cili drejton një zinxhir të suksesshëm të restoranteve të Sushit, pagoi (193 milion jen) për të blerë një ton prej 276 kg, të kapur në rajonin Aomori në veri të Japonisë.

Toni i madh peshon më shumë se një derr mesatar, dhe pothuajse dy herë më shumë se një dre.  

"Ky është më i miri," u tha Kimura gazetarëve.

Ai ka treguar se do ishte një kënaqësi e madhe për klientët e tij që të hanin sushi nga një peshk kaq i shijshëm.

Kimura është kreu i kompanisë që drejton zinxhirin e restoranteve me Sushi 'Sushizanmai'. 

Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H,Syri.net