Si do dukeshin shtëpitë e ëndrrave të fëmijëve në jetën reale?

A keni menduar ndonjëherë se si do të dukej shtëpia juaj e ëndrrave nëse do të bëhej realitet? Ndoshta ju do të përfshinit një pishinë me një xhakuzi ose mbase e imagjinoni veten duke jetuar në një rezidencë plot me pemë, larg nga ngutja dhe jeta e vrullshme e qytetit.

Imazhet e reja mahnitëse tregojnë se si prona juaj e ëndrrave mund të bëhet realitet, pasi fëmijët nga Britania e Madhe u morën me realizimin në kompjuter të krijimeve të tyre imagjinare të realizuara siç duhet në imazhe të shkëlqyera të krijuara nga kompjuteri të vizatimeve të tyre. 

Fëmijët e moshës nga katër deri në 10 vjeç kishin për detyrë të vizatonin shtëpinë e tyre të ëndrrave. Ata u lejuan të linin imagjinatën e tyre të lirë me premtimin se modelet e tyre do të shndërroheshin në krijime 3D.

Ndërmarrja e shërbimeve financiare të Konsumatorit vlerësoi më pas krijimet dhe vuri një mori çmimesh për pjesëmarrësit.

Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H,Syri.net