Anceloti mund të ishte bërë trajner i Liverpoolit në vend të Jurgen Klop

Sot Carlo Anceloti dhe Jurgen Klop janë rivalë në Premier League, teksa italiani sapo ka marrë drejtimin e Evertonit, ndërsa gjermani ka sukses me Liverpoolin.

Por, rrugët e të dyve mund të ishin krejtësisht të ndryshme. Sipas asaj që ka zbuluar Anceloti, atij i është ofruar drejtimi i Liverpoolit në momentin që u largua nga Real Madridi, por thekson se drejtuesit e të kuqve morën vendimin e duhur duke i besuar Klop.

“Kur u largova nga Real Madridi pata një bisedë me pronarët e Liverpoolit. Kërkonin trajner, por morën vendimin e duhur duke emëruar Jurgen Klop. Ai po bën një punë të shkëlqyer. Kanë bërë shumë mirë me Klop. Jurgen është miku im dhe është një trajner fantastik”, u shpreh Anceloti.