Vritet para lokalit të tij në Tropojë 47-vjeçari

Pronari i një lokali në Tropojë, Guxim Gjyriqi, 47 vjeç, është vrarë me armë zjarri para lokalit të tij që ndodhet në rrugën e spitalit. Vrasja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 23:00.

Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes, as autorët. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka vendosur perimetrin dhe ka nisur hetimet.

Pritet të verifikohen kamerat e sigurisë që mund të ndodhen në zonë si dhe dëshmitarë të mundshëm.