Torino ‘godet’ Romën brenda në ‘Olimpico’

Roma e nis me një humbje në shtëpi vitin 2020. Skuadra e  kryeqytetit italian u mposht brenda në stadiumin “Olimpico” nga Torino me rezultatin 0-2, duke pësuar humbjen e parë në kampionat pas 5 javësh.

Vendosi gjithçka Andrea Belotti me dy gola, nga një për çdo pjesë.

Me nga një finalizim në fundin e çdo pjese, i pari me një goditje të fortë brenda zone dhe i dyti me penallti, Belotti i dha një goditje të rëndë Romës dhe ringjalli shpresat e rivalëve që ndjekin nga pas dhe duan t’u rrëmbejnë vendin e 4-t verdhekuqve, pozicion që të kualifikon në Champions League.

Përpjekjet e Romës për të marrë diçka nga kjo sfidë ishin të kota, sepse Torino u mbrojt mirë dhe mori tre pikë me shumë vlera që e ngjitën në vendin e 9-të me 24 pikë