Plas gallata në rrjet! Taulant Balla në Australi për të shuar flakët

Verën e 2017-ës, deputeti socialist Taulant Balla, në një prej shfaqejeve të tij të rradhës, do të dilte para kamerës për tu fotografuar teksa “ndidhmonte” zjarrfikësit të shuanin flakët në pyjet e Krastës në Elbasan.

Por sot, kur Australia po përballet me zjarre masive dhe vrastare, nuk mungojnë ata që përmes postimeve në rrjetet sociale “ngacmojnë” numrin dy të PS-së.

Një prej tyre është edhe mjeshtri i memeve Genc Sejko, i cili nuk kursen ironinë me Ballën.

Teksa poston një foto të zjarrfikësve australianë pas luftës me flakët, ai shkruan: “Më duket mua apo ka shkuar Taulanti në Australi?!".