Vlerësimi i ‘Eurosport’ për Strakoshën në fitoren e Lazios kundër Breshias

Thomas Strakosha me Lazion e tij ia dolën në ditën e sotme të merrnin fitoren e radhës, teksa mposhtën me rezultatin 1-2 Breshian, duke nisur në mënyrën më të mirë vitin 2020.

Kryeqytetasit pësuan golin e parë nga Baloteli, ndërsa Strakosha nuk mund të neutralizonte rastin.

Megjithatë, falë dy golave të Imobiles u realizua përmbysja dhe bardhekaltërit tashmë janë në kuotën e 39 pikëve.

Sakaq, në notat e vendosura pas ndeshjes nga “Eurosport”, paraqitja e portierit të Kombëtares është vlerësuar me notën 6.

“I surprizuar nga Baloteli në fillim, por më pas nuk i duhet të bëjë mrekulli. Në vazhdim ka administrimin e zakonshëm”, shkruhej nga “Eurosport” në vlerësimin për portierin e Lazios.