Autobusi me targa greke përplas për vdekje këmbësorin në Gjirokastër/ Pamje nga vendngjarja

Një autobus përplasi për vdekje një këmbësor në aksin Tepelenë-Gjirokastër.

Në një njoftim për mediat policia thotë se ka ndaluar shoferin e autobusit me iniciale L.R., ndërsa nuk ka ende informacion për identitetin dhe moshën e viktimës.

Mësohet se autobusi që u përfshi në aksident është i linjes Tiranë-Athinë, me targa IOY 3660.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër, në afërsi të fshatit Humelic, një autobus, me drejtues shtetasin L.R, 45 vjeç, banues Vlorë ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Më poshtë, Syri.net dhe Syri TV ju sjell pamje nga vendngjarja...