'Pas çdo të keq vjen një e mirë'/ Deputeti: Rrëzimi i pemës në Tiranë, ogur për rrëzimin e së keqes që drejton vendin

Rrëzimi i Pemës së Krishtlindjeve sot në Tiranës do të pasohet me rrëzimin e së keqes që drejton vendin.

I këtij mendimi është deputeti Lefter Maliqi, i cili përmes një postimi në Facebook shprehet ndër të tjera se, pas çdo të keqe vjen një e mirë.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit:

Pas cdo te keqe vjen nje e mire.Rrëzimi i pemës se vitit te ri ne Tirane dhe i palmes ne Durres le te jete nje shenje pozitive,shprese kete fillim viti 2020 per rrezimin e te keqes qe drejton vendin,pemes se rilindjes se krimit e korrupsionit,dhe ngritjen e pemeve me rrenje te forta,te qendrueshme perball cdo stuhie,fatkeqesie,duke i bere shqiptaret me te fort me te lidhur me njeri tjetrin,duke mos e braktisur vendin por duke e jetuar te qete, te lire,me dinjitet dhe te ardhme te sigurt.

Dimri realisht sapo ka nisur.Mgjse ftohte,ere, borë e stuhi,jeta vazhdon normalisht me plot sfida ne vazhdim,me shprese e besim per te ardhmen e perbashket dejt BE.