Tmerri i banesave, arrestohen 3 shqiptarë në Itali/ Si tentuan të arratisen

Arrestohen 3 shtetas shqiptarë në Itali. Policia e vendit fqinj ishte vënë në ndjekje të tre hajdutëve shqiptarë, të cilët tentuan të shpëtojnë, duke u hedhur nga makina, mirëpo pa sukses.

“Ata dolën nga makina, kurse më pas tentuan të godasin edhe policët. Tre shqiptarë u arrestuan mes natës së 4 dhe 5 janarit në afërsi të Verbanias. Të tre dyshohet se kanë vjedhur dy banesa në komunën e Cambiascas”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Karabinierëve italianë.

Policia ishte vënë në dijeni për vjedhjet nga komuniteti, që kishin telefonuarpranë sallës operative.

Një prej shqiptarëve ka pasur më shumë lëndime gjatë arratisjes të pasuksesshme.

Ndërkohë, emrat e të arrestuarve nuk janë bërë ende publikë.