Justifikimi i Mourinhos pas frenimit të Tottenham në FA Cup: Ishte si top plazhi

Tottenham zbriti sot në fushë teksa luante në transfertë ndaj skuadrës Midellsbrou për raundin e 1/32 në FA Cup.

Londinezët nuk shkuan më shumë se një barazim me shifrat 1-1 dhe sipas rregullave të këtij kompeticioni, tashmë duhet ta riluajnë takimin në shtëpi.

Ndërkohë, si shpeshherë pas ndeshjeve, kanë bërë bujë deklaratat e Jose Mournhos.

Tekniku i Tottenhamit është shprehur topi i FA Cup është shumë i lehtë dhe i ngjan më shumë atyre të plazhit.

“Mendoj se topi i FA Cup është nga ato që përdorën në plazh. Është shumë i lehtë. Mendoj se nuk i ndihmon futbollistët”, u shpreh portugezi.