Real Madridi synon blerjen e Timo Werner, ja sa kushton

Real Madridi do të tentojë sërish të bindë sulmuesin gjerman të Leipzig, Timo Werner, që të bëhet madrilen në verën e 2020.

Mediat iberike shkruajnë se trajneri i 13-herë kampionëve të Evropës, Zinedine Zidane, ka kërkuar që Reali të ofrojë njërin prej futbollistëve të tij si dhe një sasi parash për të siguruar blerjen e 23-vjeçarit.

Mësohet se vlera e Wernerit shkon në 80 milionë euro.

Tekniku francez është zhgënjyer nga blerja e verës së kaluar Luka Joviç, i cili nuk po përshtatet dot fizikisht dhe psikologjikisht për të luajtur me Realin, megjithëse kushtoi plot 60 milionë euro.

Werner është njëri prej sulmuesve më në formë në Europë. Ai ka realizuar në karrierë 84 gola në 138 ndeshje.

Edhe Liverpooli bashkë me Chelsean e admirojnë shumë sulmuesin e kombëtares gjermane.