Pema e shkulur nga era rrezik për qytetarët, Bashkia e Tiranës nuk ndërhyn prej disa orësh

Erërat e forta që po vazhdojnë prej disa orësh kanë shkaktuar jo pak probleme në Tiranë, kryesisht me pemët.

Një rast i tillë denoncohet nga një qytetar në redaksinë e Syri.net.

Bëhet fjalë për një pemë në lulishten "1 Maji", e cila edhe se pse rrezik për qytetarët, nuk po hiqet nga Bashkia edhe pse është njoftuar prej mëse 3 orësh.

Sipas qytetarit, pavarësisht denoncimeve të herë pas hershme, asnjë institucion nuk ka mbërritur në vendngjarje.