Pezullohen lundrimet Bari-Durrës, mbyllet edhe porti i Vlorës! Borë dhe ngrica në disa qarqe

Ditën e sotme, vendi ynë është përfshirë nga një mot i pazakontë. Stuhia e erës ka rrëzuar pemë e sende të tjera nëpër rrugë, përfshirë edhe pemën e dekoruar për Krishtlindje të vendosur në sheshin "Skënderbej" në Tiranë.

Sipas Meteoalb, stuhia e erës është me shpejtësi mbi 80 km\h. Në zonat bregdetare dallgëzimi i detit është në 7-8 ballë ne det.

Moti i keq solli pezullimin e të gjitha lundrimeve nga Porti i Vlorës dhe i Durrësit.

Disa qarqe të vendit janë mbuluar nga reshjet e dëborës në Tropojë, Dibër, Kuksës, Korçë dhe zonat rrreth saj, si Boboshtica, Dardha, Voskopoja, Gorica, etj.

Ndërkohë, reshjet e dëborës që nisën mbrëmjen e djeshme do të vazhdojnë të bien në të gjithë zonën malore.