Tym i bardhë nga Prishtina/ Nesër pritet mandatimi i Albin Kurtit si kryeministri i ri i Kosovës

Ditën e nesërme, Presidenti Thaçi pritet të mandatojë Albin Kurtin si kryeministrin e ri të vendit.

 

Thaçi është shprehur se do të presë në takim fituesin e zgjedhjeve më 6 janar në zyrën e tij, në orën 15:00.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë konfirmuar për T7 se takimi mes Thaçit e Kurtit do të ndodhë, ashtu siç ka theksuar edhe kreu i VV-së, në letrën e tij dërguar presidenti.

“Në letrën e dërguar Presidentit, Kryetari Kurti ka theksuar se me datën 6 janar në orën në të cilën mundet presidenti, do të mund të takohëshin. Dhe po, nesër pritet të mbahet takimi”, kanë thënë nga Zyra për Media e VV-së.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa ende, edhe pas tre muajsh, nuk kanë arritur të dakordësohen për një koalicion bashkëqeverisës.