VIDEO/ Tirana nën pushtetin e erërave të fuqishme, pema ze poshtë makinën

Vijon raportimi i dëmeve materiale si pasojë e erërave të forta që kanë përfshirë Tiranën ditën e sotme.

Rasti më i fundit vjen pranë Radio Televizionit Shqiptar, aty ku një pemë e rrëzuar si shkak i motit, ka zënë poshtë një makinë të parkuar.

Fatmirësisht, ngjarja ka kaluar pa dëme në njerëz. /SYRI.net