Serie A/ Genoa gjen fitoren pas 9 ndeshjesh, lë fundin e tabelës

Genoa ka gjetur fitoren në Serinë A pas plot 9 javësh. Kuqeblutë kanë mposhtur Sasuolon me rezultatin 2-1, falë golit special të realizuar nga Goran Pandev në minutën e 86-të.

Sulmuesi maqedonas ka qenë me shumë fat, në momentin e shënimit, duke i siguruar fitoren e 3-të në 18 javë skuadrës së Nikolës.

Vendasit kaluan të  parët në avantazh me anë të Krishitos në minutën e 29-të nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që Obiang, realizoi 4 minuta më vonë, duke vendosur baraspeshën.

Me triumfin e sotëm Xhenoa la vendin e fundit, duke parakaluar SPAL-in me 14 pikë.