Shuhet themeluesi i mikrobiologjisë shqiptare/ Berisha: Mjekësia humbet një personalitet të shquar!

Ndahet nga jeta mjeku, pedagogu dhe një nga mikrobiologët më të shquar shqiptarë, Robert Andoni.

Profesori i njohur është autor i 16 teksteve shkencore e mësimore ndër të cilët Diagnoza Baktereologjike, Fjalor i Mikrobiologjisë, Baktereologjia Klinike etj.

“Bakteriologjia klinike” është një nga librat e tij më të vlerësuar me të cilin ka pasuruar fushën e mikrobioligjisë. Ai ka shërbyer me ndershmëri, me kompetencë të lartë profesionale për gati 40 vjet rresht.

Profesori i shquar i konsideruar si një nga personat që ka vënë themelet e mikrobiologjisë, ka qenë pjesë e departamentit të mjekësisë në një universitet në Tiranë, duke përcjellë dijet e tij për disa breza të tërë.

Lidhur me humbjen e profesor Andonit reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha i shpreh ngushëllimet e tij familjarëve të tij.

Postimi i plotë i Berishës:

Mjeksia shqiptare humbet nje personalitet te shquar!

Miq, dje u nda nga jeta Prof. Robert Andoni, njeri prej personaliteteve me te shquara te mjeksise shqiptare ne fushen e bakteriologjise. Dr. Robert Andoni ishe nje pedagog i talentuar, humanist i vertet, kerkues serioz shkencor, autor i dhjetra punimeve shkencore, teksteve, monografive te arrira, me te cilat ai dha nje kontribut te çmuar ne zhvilimin e shkencave bakteriologjike ne Shqiperi.

Me kete rast une i shpreh familjes se tij ngushellimet e mia me te ndjera dhe, duke ndare dhimbjen, lutem se bashku me ta qe shpirti i mire i Robertit, njeriut te tyre te dashur te gjeje paqen e merituar. Ngushellime! sb