FOTO TË FRIKSHME/ Stuhia shkul pemët me gjithë rrënjë në Tiranë

Prej disa orësh, Tirana është përfshirë nga një mot me erë të fortë, çka ka sjellë jo pak probleme në kryeqytet.

Siç shihet në fotot e mëposhtme, që i përkasin rrugës që të çon nga Pallati i Kongreseve drejt qendrës tregtare Coin, era e fortë ka shkulur disa pemë disa-vjeçare, duke shkaktuar probleme edhe në qarkullimin e makinave dhe njerëzve.

Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme në njerëz..../Syri.net