FOTO/ Përplaset me urbanin në Kamëz, Benz-i përfundon në kanal

Regjistrohet aksidenti i rradhës në vend. Një automjet tip ‘Mercedes Benz’ është përplasur me një urban të linjës Kamëz-Vallias pranë kryqëzimit të ‘Lleshajve’ në rrugën ‘NATO’ duke përfunduar më pas në kanal.

Sipas asaj që raporton News 24, nga aksidenti ka vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar dhe pse automjeti i cili përfundoi në kanal ka rrezikuar shumë.