‘Më dhunoi një burrë i panjohur në hotel në 1 janar’

Një grua ka bërë denoncim ne polici, duke thënë se është dhunuar nga një burrë i panjohur, në një hotel në Prizren.

Policia në raportin e 24 orëshit bën të ditur se rasti ka ndodhur më datë 1 janar, ndërsa viktima ka deklaruar se ka qenë nën ndikim të alkoolit.

Po ashtu, bëhet e ditur se ditë më parë, viktima ishte raportuar si person i zhdukur.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar ngjarjen.