VIDEO/ I dhunuan dhe morën 12 mln lekë, pamje nga shtëpia e grabitur në Memaliaj

Persona të paidentifikuar kanë kryer një grabitje mbrëmjen e djeshme në fshatin Memaliaj, në bashkinë me të njëjtin emër.

Dy persona të maskuar kanë hyrë nga dera kryesore në banesën e Hiqmet Ramadani, 87 vjeç, ku kanë vjedhur me dhunë një shume prej 12 milionë lekësh të vjetra.

Grabitësit e kanë lidhur më litar të moshuarin, për ti marrë më pas shumë e parave.

Bëhet e ditur se kanë qenë dy autorë që kanë grabitur banesën dhe kanë hyrë nga dera kryesore.

Hiqmet Ramadani u shoqërua në spitalin Memnaliaj ku mori mjekim si dhe u trasportua në spitalin Rajonal ‘ Omer Nishani ‘ Gjirokastër për ndihme mjekesore më të specializuar, pasi ndaj tij është shtruar dhunë.

Policia e Memaliajt/ Informacion paraprak

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në fshatin Memaliaj, dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit H.R, 87 vjeç, ku kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe   kapjen e autorëve.