Kunja për jetën luksoze, Loredana ka një përgjigje…

Së fundmi këngëtarja e mirënjohur Loredana ka publikuar një fotografi në Story në Instagram ku edhe shfaq një tatuazh të ri që ka bërë në shpinë dhe që shkruan: ‘Selfmade millionaire’.

Duket se kjo është përgjigja që Loredana Zefi ka për të gjithë ata persona që bëjnë ironi apo kunja lidhur me pasurinë e saj.

Kjo edhe me të drejtë për shkak të akuzave që rënduan para disa muajsh mbi artisten e cila u akuzua nga çifti zvicerian se përmes mashtrimit iu kishte vjedhur një shumë të madhe parash.

Mbase me këtë tatuazh Loredana ka dashur të tregojë se tashmë është një nënë beqare që nuk ka nevojë për tjetër njeri dhe se jetën e saj edhe të së voglës Hana e siguron me lehtësi e vetme.