Plagos veten me pistoletë, por arrestohet nga policia

Një person është vetëplagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në Pejë, Kosovë.

Sipas policisë vetëplagosja ka ndodhur në mënyrë aksidentale, nga pakujdesia.

Personi i vetëplagosur ka shkuar në spital, ku më pas është njoftuar policia.

Pas ngjarjes, forcat e policisë kanë kontrolluar shtëpinë e të plagosurit ku kanë gjetur një pistoletë dhe 14 gëzhoja.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.