VIDEO/ Aksidenti me 2 të vdekur në Tiranë, ja vendimi për shoferët

Gjykata e Tiranës ka dhënë mesditën e sotme, masën e sigurisë për dy shoferët e përfshirë në aksidentin ku humbën jetën dy këmbësorë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 2 janar në zonën e Porcelanit në Tiranë.

Sot gjykata ka vendosur që të lejë në qeli shoferët Etjon Lazri dhe Edmond Murati.

Për këtë të fundit gjykata vendosi që të qëndrojë për 30 ditë në qeli.

Në datën 2 janar humbën jetën Erion Balla dhe Hidajete Salliu.

Nga hetimet rezultojnë se ata janë që të dy përgjegjës.

Sipas hetuesve 31-vjeçarin Etjon Lazri, që udhëtonte me makinën Volsvagen ngjyre gri, ishte me shpejtësi si dhe ka kryer parakalim të gabuar duke u përplasur me mjetin që drejtohej nga 36-vjeçari, Edmond Murati.