", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Rey Manajt i mjaftojnë vetëm 4 minuta lojë, sulmuesi shqiptar e nis “Vitin e Ri” me gol

Rey Manaj e ka nisur në mënyrën e duhur këtë vit të ri kalendarik.

Sulmuesi lushnjar shënoi për skuadrën e tij Albacete në ndeshjen ndaj Tenerifes.

Rei Manaj e nisi ndeshjen nga stoli, teksa u inkuadrua në minutën e 64’, dhe vetëm 4 minuta më vonë arriti të shënojë. Pedro dha një krosim shumë të mirë nga goditja e këndit, dhe Manaj me një gjuajtje të fortë me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

Një gol shumë i bukur nga sulmuesi shqiptar, i cili gjithsesi nuk i vlejti shumë ekipit të tij, pasi në fund dolën të mposhtur me rezultatin 4-2.