Situatë e tensionuar në Lindjen e Mesme/ Britania dërgon dy anije luftarake në Gjirin Persik

Britania ka dërguar dy anije luftarake në Gjirin Persik, në vazhdën e sulmit me dron nga SHBA, ndaj gjeneralit të lartë të Iranit Qassem Soleimani.

HMS Montrose dhe HMS Defender - një frigatë e tipit 23 dhe një destrojer tip 45, do të shoqërojnë anijet britanike për të 'ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur anijet dhe qytetarët, raporton Daily mail.

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace, urdhëroi anijet luftarake drejt ngushticës së Hormuz, për të siguruar që anijet me flamur britanik, të kalonin përmes rajonit të rrezikshëm, në mënyrë të sigurt.

Nesër, Boris Johnson do të fluturojë përsëri në Mbretërinë e Bashkuar nga pushimet e tij në Mustique, ndërsa do përballet me provën më të madhe të diplomacisë së tij, gjatë periudhës së tij si kryeministër.

Ai ka të ngjarë të takohet me Sir Mark Sedwill, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, pasi tensionet po rriten mbasë sulmit ajror.

Gjatë ditës së sotme, Sedwill është mbyllur në takimet me krerët e agjencive të inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar, duke diskutuar mbi rreziqet e mundshme për anijet dhe qytetarët britanik në Lindjen e Mesme.

Z. Wallace tha: 'Dje fola me homologun tim amerikan Sekretarin Esper dhe ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të angazhohen që të shtensionojnë situatën.

Gjatë muajve të fundit forcat amerikane të cilat janë me qendër në Irak me ftesë të qeverisë, janë sulmuar vazhdimisht nga militantët e mbështetur nga Irani.