Përgatitet hakmarrja iraniane/ 35 objektiva amerikane identifikohen për sulme

Një zyrtar iranian thotë se të paktën 35 objektiva amerikanë, përfshirë anije luftarake, si dhe Tel Aviv, janë identifikuar për sulme hakmarrëse, pasi Hezbollahu i Libanit, u ka thënë ushtarëve trakenë, të largohen nga bazat e SHBA.

 Lajmin e konfirmon edhe Shtëpia e Bardhë, pasi thotë se një sulm mund të ndodhë ‘brenda disa javësh’.

Kërcënimi i mundshëm u ngrit nga gjeneral Gholamali Abuhamzeh, komandanti i Rojeve në provincën jugore të Kerman, një ditë pasi udhëheqësi i lartë ushtarak u vra në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit.

Hezbollah, një grup islamik politik dhe militant, ka paralajmëruar gjithashtu ushtarët irakenë të qëndrojnë të paktën 1.000 metra larg nga bazat ushtarake amerikane nga e diela e tutje.

Abuhamzeh tha se objektivat jetike amerikane në rajon, ishin identifikuar ‘shumë kohë më parë’, përfshirë anijet në Gjirin Persik, ngushticën e Hormuzit dhe në Tel Aviv.

"Ngushtica e Hormuzit është një pikë thelbësore për Perëndimin dhe një numër i madh destrojerësh dhe anijesh luftarake amerikane kalojnë atje ... rreth 35 objektiva amerikane në rajon, si dhe në Tel Aviv, janë brenda mundësive tona," tha ai, sipas Reuters.

Një sulm hakmarrjeje nga Irani mund të shihej brenda disa javësh brenda ose jashtë vendit, ka thënë një zyrtar i lartë i kongresit.

Zyrtari tha: 'Nuk ka asnjë indikacion se do të ketë de-përshkallëzim në të ardhmen e afërt. Pyetja e vetme është se sa e keqe do të jetë hakmarrja dhe ku dhe çfarë do të godasë '.