Efekti Ibra/ Ja sa tifozë do të jenë të pranishëm në ‘San Siro’ për Milan - Sampdoria

Zlatan Ibrahimovic mezi po pret të bëjë debutimin me fanellën e Milanit.

Nëse herën e parë që është prezantuar në San Siro si lojtar i Milan-it (kundër Leçe-s) kanë qenë të pranishëm 30 mijë spektatorë, këtë herë po shkohet drejt 60 mijë spektatorëve.

Dy ditë para sfidës së të hënës kundër Sampdoria-s, biletat e shitura janë 56 mijë që tani dhe është e lehtë të imagjinohet se efekti Ibra mund të ndihet edhe brenda ekipit.

Me suedezin ekipi i Milanit do të synojë kualifikimin në Europë.