Konfirmohet/ Shkëndija e Tetovës firmos me mesfushorin e Shqipërisë

Valon Ahmedi ka zgjedhur të vazhdojë karrierën me Shkëndijën e Tetovës.

Një afrim i rëndësishëm ky për ekipin e Ernes Gjokës, të cilët pas vështirësive që kaluan në fillim të sezonit, tashmë janë kthyer te rezultatet pozitive dhe synojnë përsëri titullin kampion.

Drejtuesit e klubit dhe mesfushori ofenziv kanë gjetur akordin për bashkëpunim në 3.5 vitet e ardhshme dhe pas firmës në kontratë lojtari i Kombëtares shqiptare U-19 tashmë zyrtarisht është pjesë e kuqezinjve.