Aston Villa eliminohet nga FA Cup, ja rezultatet dhe surprizat!

Eliminimi i Aston Villas nga Fulham dhe barazimet e Newcastle dhe Watford ishin tre rezultatet më surprizuese përsa i përket sfidave të kësaj të shtune në raundin e 1/32 të FA Cup.

Skuadra nga Birninghemi u eliminua pasi u mposht 2-1 nga Fulham në Londër, ndërkohë Newcastle barazoi 1-1 ndaj Rochdale në transfertë dhe për të avancuar më tej duhet të mposhtë skuadrën e League One në ndeshjen e kthimit që do të luhet në shtëpinë e “qymyrxhinjve”.

Finalistët e sezonit të kaluar në FA Cup, shpërdoruan avantazhin e tre golave ndaj Tranmere duke u barazuar në 3-3 në pjesën e dytë dhe për të siguruar kalimin në fazën tjetër duhet të luajnë një ndeshje shtesë.

Kaloi për më tej Southampton që mposhti 2-0 Huddersfield, Norwich që triumfoi 2-4 ndaj Preston ndërkohë që edhe Burnley avancoi më tej falë suksesit 4-2 ndaj Peterborough.

Ja rezultatet: