Real Madrid e nis me fitore vitin 2020, mposht Getafen

Real Madrid e ka nisur me fitore vitin kalendarik 2020.

‘Los Blancos’ kanë mposhtur Getafen me rezultatin 0-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në La Liga.

Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 34’, nga David Soria, i cili dërgoi topin në portën e tij.

Rezultatin e dyfishoi qendërmbrojtësi francez, Raphaël Varane, i cili gjeti rrjetën në minutën e 53’ të takimit.

Deri në fund, Real Madrid pati edhe disa mundësi, por duhej pritur deri në minutën e 95′ për të gjetur golin e tretë. Ishte Luka Modric ai që vendosi rezultatin final.

Tashmë, Real Madrid numëron 40 pikë dhe mban përkohësisht vendin e parë në La Liga, kurse Getafe ka 30 pikë dhe renditet në vendin e 7-të.