Partizani nis përgatitjet e dimrit, dy miqësore në Antalia

Ekipi i Partizanit ka nisur zyrtarisht përgatitjet për vitin e ri 2020. Kampionët në fuqi zhvilluan sot seancën e vetme në kryeqytet në orën 10:30 në kompleksin sportiv “Internacional Tirana” në Pezë. Trajneri Adolfo Sormani u prezantua me skuadrën ku prezent ishte edhe Presidenti Gazmend Demi.

Stafit teknik i janë bashkuar edhe ndihmësi Giovani Mazzella, dhe përgatitësi atletik Gabriele Faccia. Sonte në mbrëmje ekipi do të udhëtoj drejt Turqisë për të kryer edhe mini fazën përgatitore, e cila do të zgjasë 12 ditë.

Përgjatë qëndrimit 12 ditor në Antalia, të kuqtë do të zhvillojnë edhe 2 ndeshje miqësore me turqit e Trabzonspor në datën 10 janar dhe hungarezët e Budapest Honved në datë 15 janar.