Ancelotti: Mund të kisha marrë drejtimin e Liverpool, por mendoj...

Karriera e Carlo Ancelottit mund të kishte marrë një drejtim tjetër në vitin 2015. Trajneri italian ka qenë shumë pranë firmës më Liverpoolin dhe këtë gjë e pohon vetë trajneri i Evrtonit.

Një një konferncë përpara derbit me Liverpool, Ancelotti është shprehur se drejtuesit e skuadrës së Liverpool po kërkonin një trajner të ri dhe kishin kontakruar më të, por në fund ata zgjodhen Jurgen Klopp dhe sipas trajnerit italian kjo ishte një zgjedhje e duhur.

“Kam biseduar, pas Real Madridit, me drejtuesit e Liverpool”, tha italiani.

“Ata po kërkonin trajner të ri, por mendoj se kanë bërë zgjedhjen e duhur me Jurgen. Ai po bën punë fantastike në Liverpool. Ka krijuar ekip fantastik dhe ka lojtar fantastik”.

Në atë kohë, Ancelotti ishte larguar nga Real Madridi dhe në verën e vitit 2016 u emërua trajner i Bayern Munich.

Ai ishte pjesë e ekipit gjerman deri në shtator 2017 dhe u shkarkua, për të marrë drejtimin e Napolit në korrik të vitit 2018.

Ancelotti u shkarkua edhe nga Napoli më 10 dhjetor, 12 ditë më vonë, mori drejtimin e Evertonit.