Solskjaer i përgjigjet kritikave të Van Persit

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer i është përgjigjur deklaratave të Robin Van Persie.

Ish-sulmuesi “Djajve”kishte kritikuar trajneri norvegjez për paraqitjen e tij në media pas humbjes ndaj Arsenal në Premierligë.

“Manchester United ka humbur dhe Solskjaer po buzëqesh. Ai nuk ka arsye për ta bërë këtë”, kishte deklaruar Van Persie.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Solskjaer i cili është shprehur se ai dhe Robbin nuk njihen dhe se nuk ka të drejt të kritikojë stilin e tij të menaxhimit.

“Unë nuk e njoh Robinin, dhe ai nuk më njeh mua. Ai nuk ka të drejt të kritikojë stilin tim të menaxhimit dhe unë nuk do ta ndryshoj atë”, është përgjigjur Solskjaer.