Rummenigge kërkon trajnerin e njohur te Bayern Munich

Bayern Munich ka nisur bisedimet me trajnerin e PSG-s, Thomas Tuchel për të marrë drejtimin  e ekipit nga sezoni i ardhshëm.

Konfirmimi vjen nga “Bild”,  të cilët raportojnë se zyrtarë të klubit gjerman kanë kontaktuar me trajnerin dhe ia kanë bërë të ditur se e shohin si një kandidat potencial për solin e klubit bavarez.

Sipas medias gjermane, Karl-Heinz Rummenigge (pra personi më i rëndësishëm në Mynih për momentin) e kërkon me çdo kusht arritjen e kësaj marrëveshje pasi është një tifoz i lojës së Tuchel.

Trajneri aktual i PSG u lakmua nga bavarezët dhe në vitin 2018, por një vonesë në marrëveshje bëri që Tuchel të përfundonte në Paris dhe në vend të tij u emëruan Niko Kovac, të cilin e shkarkuan për mungesë rezultatesh.

Pas shkarkimit të Kovac në nëntor gjigantët e Bundesligës emëruan ndihmësin e tij, Hansi Flick, si trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit.