Fëmijët e Harun Çelik luten për babain: Mos e çoni në Turqi

Çështja e Harun Çelik, turkut të deportuar nga Shqipëria drejt Turqisë, vazhdon të trazojë opinionin publik.

Mësuesi 42-vjeçar u dëbua nga Shqipëria në një operacion të veshur me mister. Mediat turke thonë se aty u angazhuan shërbimet sekrete të Turqisë.

Së fundmi është publikuar një video e fëmijëve të Harun Çelik, të cilët jetojnë në Kazakistan.

“Nëse e çoni në Turqi, do arrestohet dhe ne do e humbasim atë. Ne jemi katër fëmijë që mund të humbasim babanë tonë. Ju lutem, ndihmojeni babanë tonë,” thonë ata.

Deri më tani thuhet se 42-vjeçari akuzohet se ka qenë pjesë e grushtit të shtetit, por i vetmi informacion që jepet është se ai ka shkarkuar një aplikacion komunikimi, të quajtur By Lock, i cili dyshohet se është përdorur për të komunikuar gjatë tentativave për grushtin e shtetit.