Adrola Dushi përlotet në emision, rrëfen momentin e vështirë që ka kaluar me Troin

Një nga vajzat më të bukura shqiptare, Adrola Dushi, ka qenë e ftuar së fundmi në ‘Mirage’, ku ka folur për vogëlushin e saj dhe karrierën e saj. Ndër të tjera, Adrola ka rrëfyer vështirësitë që i duhet të kalojë si nënë beqare. 

Asaj i duhet të udhëtojë shpesh për punën dhe në një nga udhëtimet ka hasur në kundërshtimin e Troit. Ka qenë ditëlindja e vogëlushit dhe Adrola duhet të largohej për dy javë, por Troi i lutej që mos ikte. Adrola ka rrëfyer mes lotësh këtë moment. 

“Ai u zhgënjye shumë nga hera e fundit që e lashë dhe kur po ikja, ai më tha: ‘Mami të lutem mos ik’. Unë nuk e mora shumë seriozisht duke e menduar si herët e tjera dhe i thashë që do ikja. Ika dhe ai nuk donte të hynte në shtëpi. Ka shkuar në kopësht dhe ulëriste sepse nuk donte të hynte në shtëpi pa mamin. Mua nuk ma thanë këtë që të mos mërzitesha, ma thanë më vonë. Kur erdha për ditëlindje, më ka dhembur zemra sepse ishin të gjithë njerëzit e Troit duke i festuar ditëlindjen dhe ai vetëm më pa dhe nuk më foli. O zot i madh, ka qenë një tmerr”, ka treguar Adrola.