Guardiolës i vijnë lajme të mira nga infermieria, rikthehet titullari i ekipit

Manchester City i është gëzuar shumë të rejave të fundit që vijnë nga infermieria. Aymeric Laporte është rikthyer dhe po stërvitet me ekipin.

Një nga mbrojtësit më të mirë në Premierligë, Laporte, i ka munguar skuadrës së Man City prej disa kohësh, si pasojë e një dëmtimi.

Mbrojtësi francez është kthyer në stërvitje, për të punuar me grupin, duke treguar kështu për progresin e shënuar.

Për rikthimin e Laporte në stërvitje ka folur edhe Pep Guardiola, i cili është shfaqur i lumtur.

“Dje ishte hera e parë që ai u stërvit për 10-15 minuta me skuadrën, dhe sot e bëri përsëri” ka thënë Guardiola.

“Pjesën tjetër të stërvitjes e bëri i veçuar, dhe po përmirësohet. Ai ndihet mirë – mendoj se javën tjetër do të kompletojë të gjitha seancat me ne” shtoi trajneri.

Laporte ka qenë pjesë e paprekshme e formacionit të Pep Guardiola, që kur erdhi tek Manchester City.