Ngjarje e rëndë në Paris, godet me thikë 4 persona: Vritet agresori

Të paktën katër persona janë plagosur në pjesën veriore të Parisit nga një person.

Agresori i ka sulmuar me thikë të katërt personat rreth orës dy të mbasdites në një park në Villejuif, një komunë në periferinë veriore të Parisit.

Policia njoftoi se agresori ishte neutralizuar dhe më pas është vrarë nga policët e zonës ky ndodhi sulmi.

Për momentin nuk dihet gjendja e viktimave dhe as motivi i ngjarjes së rëndë.