FOTO/ I mori dhuratë për festa, shtatëvjeçari gëlltit kufjet AirPods

Vetëm dy ditë pas Krishtlindjes, një djalë shtatë vjeçar u dërgua me shpejtësi në spital pasi përcolli kufjet Apple AirPod.

Kiara Stroud ishte në punë kur nëna e saj e njoftoi se djali i saj kishte gllabëruar aksidentalisht gjysmën e dhuratës së saj të Krishtlindjes dhe ata ishin duke shkuar në urgjencë.

Kur djali i ri mbërriti në Spitalin e Fëmijëve të Atlantës në Atlanta në Xhorxhia, SH.B.A., mjekët i bënë rreze x, të cilat u mundësuan atyre të shihnin kufjet pa tela poshtë kafazit të tij. 

Më pas ata i thanë familjes ta linte të kalonte natyrshëm pasi me pak kohë çdo gjë do zgjidhej dhe vogëlushi nuk rrezikoi asgjë, madje tha se nuk do donte më kufje të tilla por të zakonshme derisa të rritej edhe pak.

@unilad.co.uk/ F.H-SYRI.NET