I dehuri i arratiset Policisë, ndjekje me makina nëpër rrugët e Pogradecit

Policia e Pogradecit është detyruar të ndjekë me makinë, një person që pas një sherri në fshatin Buçimas, kishte marrë makinën dhe ishte zhdukur fluturimthi.

39-vjeçari D.G nga Buçimasi, pas sherrit, i kishte hipur makinës së tij “Volksëagen” por kishte dyshime të forta se ishte i dehur.

Madje, edhe pasi e kapën, gjatë momentit të shoqërimit për në Komisariat, ai i kundërshtoi policët , që verifikuan faktin se ishte i dehur.

Dosja e tij i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.