E zyrtarizon Zidane, Hazard humb zyrtarisht Superkupën e Spanjës

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka konfirmuar se Eden Hazard nuk është i gatshëm as për ndeshjen e nesërme kundër Getafes dhe as për Superkupën e Spanjës.

Reali luan mesjavën e ardhshme në gjysmëfinale me Valencian, ndërsa nëse arrin në finale, do të përballet me fituesin e duelit Barça- Atletico Madrid.

Në këtë ndeshje, zyrtarisht Reali s’mund të llogarisë shërbimet e sulmuesit belg që vazhdon të jetë i dëmtuar prej  nëntorit të vitit të kaluar.

“Po, është jashtë 100%. Ai po vazhdon me procesin e rikuperimit. Shpresoj që pas Superkupës, dalëngadalë do ta rikuperojmë Eden Hazardin”, u shpreh Zizu.