Lojtari i Partizanit ‘shuan’ zërat e merkatos: Mezi pres të rikthehem

Dejan Boldor i ka shprehur besnikëri Partizanit.

Mbrojtësi që u afrua te Partizani në merkaton e verës, ditët e fundit po përflitej se do të largohej nga klubi i kuq.

Për t’i mohuar këto zëra ka menduar vetë futbollisti, i cili në “Instagram”, ka postuar një foto të cilët e shoqëron me shkrimin: “Mezi pres të rikthehem”, teksa etiketon në foton e tij edhe Partizanin.