Zbulohet çmimi i shitjes së Pogba-s, Reali dhe Juve të gatshëm

Manchester United ka zbuluar çmimin e shitjes së Paul Pogba.

Sipas tabloidit britanik “Daily Star”, Djajtë e Kuq kërkojnë plot 150 milionë sterlina ose e thënë ndryshe 197 milionë dollarë për të lënë të lirë kampionin e botës, shkruan SYRI.net.

Manchester United mbeten të gatshëm të ndahen me mesfushorin francez dhe do të bien dakord për një shitje vetëm nëse merret një mega ofertë me këtë vlerë.

Hapja merkatos së janarit ka ngjallur sërish spekulime, me Real Madrid dhe Juventus që po presin dritën jeshile.