FOTO/ Emisioni investigativ zgjedh Salianjin si 'Njeriun e Vitit'. Ja batuta e ish-deputetit

Ish-deputeti iPD-së, Ervin Salianji është zgjedhur njeriu i vitit nga redaksia e emisionit investigativ “Fiks Fare” duke marrë simbolik e Fiks Fare! 

Për qëndresën betejat e pakompromisa në parlament dhe jashtë tij, për përballjen  dhe denoncimet e forta me emra konkrete, ishte motivi i zgjedhjes!

“Faleminderit që mbani gjallë traditën dhe folkun popullor qe thonë po punove shumë fiton rrotën se në këtë vend të vjedhin edhe rrotën. Është çmimi i dytë që marr brenda një kohe të shkurtër, pak ditë më parë mora një dënim politik si certifikatë mirënjohje që s'kam bërë kompromise dhe kam çuar pas hekurave banditë famëzinj në këtë vend”, komenton çmimin ish-deputeti Salianji.