40-vjeçarja u aksidentua para 24 orësh, Policia nuk e ka identifikuar ende

Një grua, rreth 40 vjeç, u aksidentua për vdekje dje, rreth orës 22:10, teksa po lëvizte me biçikletë në bulevardin “Blu” në Kamëz.

Por edhe pse po bëhen 24 orë nga ngjarja, policia nuk ka arritur ende që të identifikojë viktimën.

Ajo është përplasur nga një automjet tip “Fiat”, ndërkohë që policia ka arrestuar shoferin me iniciale Z. B.,32 vjeç, banues në Kamëz.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” .

Njoftimi i policisë

"Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Z. B. (M).,32 vjeç, banues në Kamëz.

Arrestimi i tij u bë pasi më datën 01.01.2020, rreth orës 22:10, në Bulevardin Blu në Kamëz, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një çikliste rreth 40 vjeçe, ende e paidentifikuar, e cila prej dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.