Mancini premton: Do jetë një vit i madh për Italinë

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, beson se kombëtarja e kaltër do të arrijë rezultate të mëdha gjatë EURO 2020.

Ish-trajneri i Lazios, Interit dhe Manchester Cityt, uron për festat e fundvitit që 2020-ta të jetë një vit pozitiv për të gjithë, por që ai e pret të jetë tepër i ashpër.

“2019-ta ishte një vit i bukur për t’u kujtuar. Jam i sigurt që 2020-ta do të jetë një vit i madh, por tepër i ashpër! Faleminderit të gjithëve!”, thotë tekniku italian, i cili është vlerësuar për transformimin e kombëtares së Italisë gjatë 2 viteve të fundit.